Mbretëresha Elizabeth e Anglisë i hoqi titullin prestigjioz CBE regjisorit të dënuar për ngacmim seksual, Harvey Weinstein.
Ajo madje edhe e fshiu emrin e tij nga lista e nderit, sipas rekordit zyrtar publik të raportuar sot.
Weinstein-it iu dha titulli i nderi “Komandant i Perandorisë Britanike” për shërbimet e tij në industrinë britanike të filmit, në vitin 2004, me realizimin e filmit “Pacienti anglez”.
Qindra gra e akuzuan Weinstein-in për ngacmim seksual dhe ai u dënua me 23 vjet burg nga një gjykatës në Nju Jork. Ndërsa, aktualisht ai po vuan dënimin e tij në Nju Jork. l.k/abcnews.al