U dënua për 34 krime, Stormy Daniels: Trump duhet të burgoset

schedule12:52 - 2 Qershor, 2024

schedule 12:52 - 2 Qershor, 2024

Stormy Daniels ka bërë thirrje që Donald Trump të burgoset pasi ai u dënua për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit.

Ylli i filmave për të rritur, i cili u pagua 130,000 dollarë për heshtjen e saj për lidhjen me ish-presidentin amerikan, paralajmëroi se Trump po vepron “plotësisht dhe krejtësisht jashtë realitetit”.

Daniels tha se ndihet “e tronditur”, por e justifikuar pasi një juri në një gjykatë të Nju Jorkut e dënoi Trump. Por ajo tha se nuk mund t’i shpëtojë kërcënimeve me vdekje nga mbështetësit e Trump.

“Të ishe në gjykatë ishte e frikshme ndërsa të gjithë sytë ishin tek ty, por më vjen mirë që në gjykatë dolën gjërat siç ishin. Unë kam thënë të vërtetën gjatë gjithë kohës.

“Nuk ka mbaruar për mua. Nuk do të mbarojë kurrë për mua. Trump mund të jetë fajtor, por unë ende do të jetoj më këtë njollë”, tha ajo.

Gjyqi shënon një moment politik të rrezikshëm për Trump, kandidatin e supozuar për nominimin republikan. Trump u dënua nga një juri prej 12 anëtarësh për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

Vendimi pritet të merret me 11 korrik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!