Menaxheri i reperes Tayna, Rinor Hykolli, u dënua me 3 nëntor me një vit burg. Ai u shpall fajtor për shkak se i ka shkaktuar lëndime trupore Liridon Bajramit pas një mosmarrëveshjeje mes tyre në një klub në Gjilan.
Pavarësisht ngjarjes, Tayna duket shumë mbështetëse ndaj menaxherit të saj, teksa këtë e bëri të ditur përmes një “selfie” të publikuar në InstaStory. Ata shfaqen në makinë së bashku dhe duken shumë të qeshur,
Nuk dihet ende nëse foto është realizuar tani apo është e vjetër, megjithatë vërehet qartë mbështetja e këngëtares për menaxherin.
Sa i përket muzikës, Tayna po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “Hala”, të cilën e solli në bashkëpunim me Ledri Vulën./abcnews.al