Ditën e sotme, Gjykata e Kukësit mori vendimin duke dënuar me 6 vite burg Fjolla Morinën nën akuzën e trafikimit të armëve. Megjithatë, ky vendim duke se nuk e ka shqetësuar aspak këngëtaren nga Kosova.
Pak orë pasi publikoi një foto nga Maldivet, ku pozonte me bikini, Fjolla ka bërë një tjetër postim. Ajo shihet e pashqetësuar duke bërë shopping në dyqanet e Versace-s. “Dita e shopping-ut baby”, ka shkruar ajo krahas videos.
Vendimi për këngëtaren vjen disa ditë pasi kurorozëoi dashurinë e saj në martesë në Maldive me Fisnik Sylën. Pak ditë më parë, në një intervistë për mediat në Kosovë Fjolla u shpreh se arma që iu gjet në çantë ishte e një mikut të saj të ndjerë, por e mbante se ishte një nënë e vetme. /abcnews.al


