U denoncua nga vëllai i madh, arrestohet 48-vjeçari që rrahu djalin e mitur në Kukës

schedule11:28 - 16 Shkurt, 2021

schedule 11:28 - 16 Shkurt, 2021

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur. Denoncimi në polici është bërë nga djali i madh i dhunuesit i cili ka telefonuar policinë duke denoncuar të atin.

Ndaj I. H., 48 vjeç, banues në Kukës tashmë rëndon akuza për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

“Denoncohet në faqen zyrtare të DVP Kukës, nga djali i tij, për dhunë ndaj vëllait të mitur, Policia pas hetimeve të kryera vuri në pranga 48-vjeçarin. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, pas njoftimit të marrë në faqen e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, për një shtetas që denonconte babanë për dhunë në familje, vlerësuan informacionin dhe filluan menjëherë hetimet.

Si rezultat i hetimeve të kryera u arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 48 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital, në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!