U denoncua i “zhdukur” nga partia, Kastriot Rexhepi paraqitet në polici

schedule15:10 - 12 Nëntor, 2021

schedule 15:10 - 12 Nëntor, 2021

Deputeti i Besës, Kastriot Rexhepi ka reaguar këtë të premte pas lajmit për “zhdukjen” e  tij.

Rexhepi ka shkuar sot në stacionin policor në Bit Pazar, ku ka deklaruar se me dëshirë ka zgjedhur që të mos shkojë në Kuvend por të rrijë te një miku i tij.

 “Lidhur me denoncimin e djeshëm në stacionin policor në Bit Pazar, MPB njofton se para pak çastesh K.R me vetdëshirë erdhi në stacionin policor dhe dha deklaratë se denoncimi nuk është i vërtetë gjegjësisht nuk është zhdukur por me vetdëshirë, pa asnjë presion dhe me familjen e tij ka shkuar tek një mik që të mbrohet nga publikiteti lidhur me seancën në Kuvend”, njoftuan nga MPB.

Ndërkohë një ditë më parë në mediat maqedonase, u publikua lajmi se Lëvizja BESA në stacionin policor në Bit Pazar kanë denoncuar zhdukjen e Kastriot Rexhepin ku theksonin se ai po mbahej me dhunë diku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!