Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

U rrëzua teksa eksploronte në Alpet e Korabit, 19 vjeçari dërgohet me helikopter drejt Traumës

schedule16:06 - 3 Shtator, 2024

schedule 16:06 - 3 Shtator, 2024

Një 19 vjeçar është dërguar helikopter drejt spitalit të Traumës pas një dëmtimi që pësoi teksa po eksploronte natyrën në Alpet e Korabit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 teksa i riu ka qenë duke eksploruar me disa shtetas të tjerë natyrën, kur është rrëzsuar aksidentalisht dhe dëmtuar.

Shërbimet e komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, i shkuan në ndihmë një 19-vjeçari. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasin e dëmtuar.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 19-vjeçari, është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!