U dëmtua nga termeti, vendoset shiriti i sigurisë në gjimnazin “Sami Frashëri”

schedule10:25 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 10:25 - 4 Dhjetor, 2019

Një ndër gjimnazet kryesore në Tiranë, “Sami Frashëri” ka dalë jashtë funksionit pas termetit të rëndë të 26 nëntorit. Mëngjesin e sotëm është vendosur shiriti i sigurisë. Shkolla ka dëmtime në çati dhe në mure, si pasojë e lëkundjes së tërmetit të 26 nëntorit dhe në të nuk mund të zhvillohet mësim pa ndërhyrje.

Rikonstruksioni i saj është bërë në korrik të 2018, por duket se ka qenë i pjesshëm.

Rreth 1000 nxënës të kësaj shkolle nuk dihet se ku do të vijojnë mësimin pas ditës së hënë dhe për këtë arsye sot në 10:00 stafi akademik do të zhvillojë një mbledhje për të marrë një vendim për këtë çështje.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!