U dëmtua nga tërmeti, Besa Shahini: Mësimi në shkollën “Emin Duraku” me dy turne

schedule18:08 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 18:08 - 9 Dhjetor, 2019

Në një postim në rrjetin e saj social “Facebook”, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reagaur në lidhje me çështjen e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë”, e cila është dëmtuar nga tërmeti.

Shahini është shprehur se shkolla “Emin Duraku” do të qendrojë e hapur dhe do të funksionojë me dy turne.

“Vendimin për të hapur një shkollë apo për ta mbajtur të mbyllur e kemi marrë pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit”, nënvizon ajo.

“Rrjedhimisht, shkolla “Emin Duraku” Tiranë qëndron e HAPUR dhe do të punojë me dy turne, sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në sanimin përfundimtar të saj nga Bashkia”, mbyll postimin e saj Ministrja Shahini.

Kujtojmë se paraditen e sotme prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” firmosën një peticion ku i kërkonin Ministrisë së Arsimit të mos zhvillohet mësim në këtë shkollë.