U dëmtua në gju me Francën në Europian, operohet mbrojtësi i Bayern Munchen

schedule18:37 - 4 Korrik, 2021

schedule 18:37 - 4 Korrik, 2021

Bayern Munchen mori një lajm të keq nga Franca në Kampionatin Europian, kur mësoi për shqetësime fizike të një prej yjeve të mbrojtjes: Lucas Hernandez.

Mbrojtësi luajti në dy ndeshje për Francën në Europian dhe pësoi një dëmtim në gjurin e majtë. Pasi mjekët e Bayern Munchen e kanë shqyrtuar situatën, është shfaqur nevoja e operimit.

 

Lucas Hernandez në palestër

Sot Hernandez është operuar dhe drejtori sportiv i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic tregon se gjithçka ka shkuar mirë dhe se Hernandez do mungojë disa javë, duke u privuar nga faza përgatitore dhe starti i sezonit.

“I urojmë shërim të shpejtë Lucas. Mjekët tanë janë të kënaqur me mbarëvajtjen e operacionit. Do jetë në dispozicion të trajnerit tonë pas disa javësh”, tregoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!