Roma është në kërkim të fitores së dytë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës nesër për të mbylur sa më shpejt kalimin në fazën finale.
Nesër në 18:45 skuadra e Jose Mourinhos do të përballet me Zorya. Këtë mëngjes ekipi bëri stërvitjen përfundimtare në Trigoria, para se të nisej për në Zaporizzja. Karsdorp, Mkhitaryan, Veretout dhe Vin janë stërvitur veçmas dhe me siguri nuk do ta ndihmojnë skuadrën.
Lajmi i mirë vjen nga Leonardo Spinazzola. Mbrojtësi ka punuar individualisht në pjesën atletike së bashku më një trajner. Mourinho e vëzhgoi atë nga afër për të parë përparimin e tij./abcnews.al