Armando Broja luajti titullarë ndaj Arsenalit, por nuk mundi të luante deri në fund, teksa i është dashur të dalë nga fusha e lojës në minutën e 70 për shkak të një dëmtimi që mori.
Në momentin më të mirë të talentit kuq e zi ka ardhur edhe dëmtimi, i cili mund ta lërë jashtë fushës së lojës disa ndeshje.
Te skuadra e Southampton janë të gjithë të shqetësuar për sulmuesin 20-vjeçar, i cili me paraqitjet e treguara në Premier League kishte fituar besimin e drejtuesve.
“Dhimbje koke” për trajnerin Ralf Hasenhutl, i cili pas përfundimit të ndeshjes me Arsenalit është shfaqur shumë i shqetësuar për dëmtimin e Brojës dhe të Armstrong, ku edhe ky i fundit la fushën i dëmtuar para minutës së 70.
“Nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit. Shpresojmë që të mos jetë diçka shumë serioze, por duhet të them se ata e kishin të pamundur të vazhdonin ndeshjen. Shenjat para ndeshjes nuk ishin shumë pozitive. Le të shpresojmë që gjërat të mos bëhen edhe më keq ndërsa shkojmë në periudhën e vështirë të sezonit”, theksoi trajneri austriak. /f.a/abcnews.al