Ne ndeshjen që Atletico Madrid zhvilloi kundër Espaynol, takim që u fitua nga skuadra e Diego Simeonës, një nga lojtarët e skuadrës madrilene u dëmtua.
Bëhet fjalë për Joao Felix i cili mori një dëmtim dhe u detyrua të linte fushën e lojës i dëmtuar. Një dëmtim që gjithashtu e ka detyruar lojtarin të mbyllë sezonin para kohë, pasi pas vizitave mjekësore të bëra, Felix i duhen kohë të rikuperohet.
Për këtë ka ardhur edhe reagimi i parë nga lojtari i Atleticos, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shpreh keqardhjen që nuk mund ta ndihmojë skuadrën në këtë fazë të kampionatit, teksa premton se do të kthehet më i fortë.
“Për fat të keq, lajmet nuk janë ato që dëshiroja dhe me pikëllim të thellë e shoh veten të paaftë për të ndihmuar ekipin tim në atë që mbetet për t’u luajtur këtë sezon. Tani vetëm mund ta mbështes Atleticon nga jashtë dhe të punoj shumë për rikuperimin tim për t’u rikthyer më i fortë”, ka shkruar Felix.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al