“U dëmtova në palestër”, tentoi të fshehë ngjarjen, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan

schedule10:23 - 23 Prill, 2023

schedule 10:23 - 23 Prill, 2023

Një 26 vjeçar i plagosur është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi inskenoi ngjarjen dhe dha deklaratë të rreme në polici.

Sipas policisë mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi pasditen e djeshme është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin e Elbasanit, dyshohet i dëmtuar nga një material xhami, dhe gjatë marrjes në pyetje, dyshohet se për të penguar zbulimin e së vërtetës, ka inskenuar ngjarjen dhe ka dhënë deklaratë të rremë, duke pretenduar se ishte dëmtuar në një ambient privat (palestër).

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“U paraqit për të marrë mjekim në spital, i dyshuar i dëmtuar me material xhami, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari, pasi inskenoi ngjarjen dhe dha deklaratë të rremë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi pasditen e djeshme është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin e Elbasanit, dyshohet i dëmtuar nga një material xhami, dhe gjatë marrjes në pyetje, dyshohet se për të penguar zbulimin e së vërtetës, ka inskenuar ngjarjen dhe ka dhënë deklaratë të rremë, duke pretenduar se ishte dëmtuar në një ambient privat (palestër).

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës“”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!