Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar paraburgim për 75 vjeçarin Fazli Kikaj nga Prizreni që u demaskua pak ditë më parë nga emisioni “Piranjat” në ABC si pedofil.
Kompjuteri, telefoni e rrjetet sociale, të cilat i kishte shfrytëzuar më parë, mund të kthehen në dëshmi kundër tij.
Këto janë provat materiale të cilat do të ekzaminohen nga hetuesia, për të hetuar 75 vjeçarin nga Prizreni.
I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ofrim i materialit pornografik personave nën moshën 16 vjeçare”.
Lexo edhe: KAMERA E FSHEHTË/ “Hajd se do mësohesh”, Piranjat demaskojnë mësues Fazliun, pedofilin nga Prizreni: Bisedat tronditëse në Facebook
Deri atëherë, F.K do të qëndrojë në paraburgim.
Për këtë kërkesë, Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë arsye se i njëjti veç të tjerash, mund të përsëris veprën penale.
Kështu thuhet në arsyetimin për kërkesën për paraburgim, dokument të cilin e ka siguruar televizioni T7.
Ndërkohë i dyshuari pritet të merret në pyetje, e veç kësaj të kryhen ekzaminimet e nevojshme.
E në rrjete sociale do të hetohet nëse ka pasur viktima të tjera.
Lexo edhe: U akuzua për pedofili, reagon 76-vjeçari nga Prizreni
Mbi këto dyshime, ish-mësimdhënësit iu caktua gjatë së premtes masa e paraburgimit prej 1 muaji.
Kështu ka vendosur gjykatësi i Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prizren, i cili ka vlerësuar si të bazuara arsyetimet e prokurorit të rastit. /Express