U dekorua nga Nishani, vdes ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes

schedule21:59 - 30 Qershor, 2021

schedule 21:59 - 30 Qershor, 2021

Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld. Rumsfeld njihet për një karrierë mbresëlënëse në Uashington duke shërbyer nën katër presidentë, por trashëgimia e të cilit u përcaktua kryesisht nga mandati i tij si sekretar i Mbrojtjes gjatë luftës në Irak.

Ish- shefi i Pentagonit, Rumsfeld ka qenë tre herë në vendin tonë, për herë të parë për vizitë zyrtare në Shqipëri ka qenë në 10 qershor të vitit 2003, vizitën e dytë e ka zhvilluar në 26 shtator të 2006 dhe të fundit në 2013.

Rumsfeld është dekoruar nga ish-presidenti Bujar Nishani me “Udhrin e Flamurit”, në mirënjohje dhe vlerësim të mbështetjes së madhe, që ai dhe SHBA kanë dhënë për Ushtrinë Shqiptare dhe anëtarësimin e saj në NATO.

“Miqësia e Ramsfeld për Shqipërinë, mbështetja që përmes vizionit të tij dhe angazhimit të bashkëpunëtorëve të tij, për reformat e thella që u ndërmorën në Ushtrinë Shqiptare, mbështetja e madhe që zoti Rumsfeld i dha Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO, janë tashmë pjesë e mirënjohjes dhe e kujtesës historike të shqiptarëve”, ka thënë Nishani në dekorimin e ish-zyrtarit amerikan. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!