Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se do të bënte “çfarëdo që të duhej” për të shpëtuar dy britanikë të cilët janë dënuar me vdekje nga një gjykatë ruse në Ukrainë.
Zyrtarja britanike sugjeroi se rruga më e mirë ishte “përmes ukrainasve”, raporton BBC. Kremlini tani thotë se Londra nuk i ka kërkuar Rusisë të ndërhyjë.
“Ata nuk kanë kërkuar,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ai tha se një kërkesë e tillë duhet të parashtrohet në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, e cila gjykoi Aiden Aslin dhe Shaun Pinner për luftime me ushtrinë ukrainase.
Por DPR, që mbulon territorin ukrainas nuk njihet nga Perëndimi dhe ballafaqimi me DPR mund të shihet si një formë njohjeje. /abcnews.al