Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U dashuruan me shikim të parë në Australi/ Jurgen Kaçani rrëfen jetën mes muzikës, suksesit e familjes

schedule14:41 - 20 Maj, 2026

schedule 14:41 - 20 Maj, 2026

Një lab “24 karat”, zëri i dashur i muzikës popullore shqiptare dhe një artist që prej fëmijërisë nuk iu nda skenës. Jurgen Kaçani vjen me një rrëfim të veçantë për jetën, muzikën, suksesin dhe dashurinë që i ndryshoi rrjedhën e jetës.

I njohur për interpretimet e tij në muzikën qytetare dhe popullore, këngëtari zbulon se rrugëtimi i tij artistik nisi që në moshën 8-vjeçare, falë pasionit për muzikën dhe mbështetjes familjare.
“Unë i këndoj Vlorës me krenari, sepse aty jam rritur. Kam kaluar një fëmijëri shumë të bukur dhe jam rritur me dashurinë për qytetin,” – shprehet Jurgeni.

Edhe pse në familjen e tij askush nuk këndonte profesionalisht, muzika ishte gjithmonë e pranishme.
“Babai, si ish-ushtarak, këndonte në ansamblin e ushtrisë dhe në evente familjare. Unë dhe Mariola nisëm të merrnim pjesë në festivalet e fëmijëve,” – kujton ai.
Një pjesë e rëndësishme e historisë së Jurgen Kaçanit është lidhja e fortë artistike me motrën e tij, këngëtaren Mariola Kaçani.



“Mariola më ka vendosur emrin, më ka rritur me shumë dashuri. Ne jemi gjithmonë bashkë, në projekte muzikore dhe koncerte,” – tregon këngëtari.
Publiku i pa së bashku në një nga edicionet e maratonës së këngës popullore, ku fituan zemrat e publikut dhe u kthyen në një dyshe shumë të dashur.
Megjithatë, rruga drejt suksesit nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.
“Ka pasur edhe xhelozi nga kolegët, por ja kemi dalë,” – pranon ai.

Pak e dinë se përpara skenës, Jurgen Kaçani kishte zgjedhur një tjetër profesion. “Kam studiuar për inxhinieri elektrike. Nëse nuk do isha këngëtar, do të ushtroja atë profesion,” – zbulon ai.
Por jeta kishte plane të tjera.

Në një rrëfim që duket si skenar filmi, Jurgeni tregon se dashurinë e jetës e njohu gjatë një koncerti në Australi. “Babai i saj organizonte koncertin. U pëlqyem që me shikimin e parë,” – thotë ai.
Madje, ai pranon se kjo njohje e nxori nga planet që kishte menduar për të ardhmen.

“Mendoja të mbaroja studimet e më pas të shihja për t’u sistemuar. Ajo më ndryshoi vizionin për jetën,” – rrëfen këngëtari. Jurgen Kaçani jetoi për një periudhë edhe në Australi, ku për pesë vite ndërtoi grupin e tij muzikor dhe performoi në dasma e evente të diasporës shqiptare. Pas bashkëpunimit me aktorin Vis Saliasi, Jurgen Kaçani vjen sot me një projekt të ri muzikor, ndërsa ndjekësit presin me kureshtje surprizën që do të zbulohet në orën 17:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!