Këngëtarja e njohur Rihanna ka realizuar së fundmi një intervistë për “Açess Hollywood”. Teksa ka promovuar linjën e saj të re “Fenty Skin”, ajo gjithashtu ka folur edhe për paraqitjen e saj në “Met Gala 2015”.
Rihanna tregoi se fustani i zgjedhur i krijoi shumë probleme, ndonëse ajo u cilësua si një nga personazhet me veshjen më të mirë.
“Mbaj mend që kisha frikë aq shumë sa të dilja nga ajo makinë sepse ndjehesha si një klloun. Njerëzit do të qeshnin me mua”, tha këngëtarja.
Fustani me të cilin diva e muzikës parakaloi tapetin e kuq tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe ishte i dizejnuar nga stilisti kinez, Guo Pei./abcnews.al