U bullizuan nga prindërit e nxënësve, vetëvriten tre mësues në Korenë e Jugut

schedule15:18 - 4 Shtator, 2023

schedule 15:18 - 4 Shtator, 2023

Tre mësues janë vetëvrarë brenda dy muajsh për shkak të bullizmit nga prindërit e nxënësve të tyre në Korenë e Jugut. Kjo ka nxitur protestat, pasi më shumë se 200 mijë protestuan pasi një 23 vjeçare u vra si pasojë e bullizimit nga ana e prindërve të fëmijëve.

Leen Min So kishte shkruar në ditarin e saj se ndihej keq sa herë hynte në klasë përgjatë muajve të fundit. Ajo u gjet e vetëvrarë në fund të muajit korrik. Kjo ngjarje ka shkaktuar zemërim dhe protestat masive pritet të vijojnë edhe përgjatë kësaj jave.

Koreja e Jugut ka miratuar përpara disa vitesh Aktin e Mirëqënie së Fëmijëve dhe nëse mësuesit ndërmarrin qoftë edhe masa të thjeshta disiplinore për sjelljen e fëmijëve, apo nëse prindërit e të miturve ankohen këta mësues shkarkohen nga puna.

Një mësuese gjatë protestes u shpreh se ajo mori verejtje pasi refuzoi kërkesën e një prindi që i kërkonte që të zgjonte fëmijën nga gjumi me një telefonatë. Gjatë 6 viteve më shumë se 100 mësues të shkollave publike kanë kryer vetëvrasje për shkaqe që lidhen me profesionin.

Koreja e Jugut ka shkallë më të lartë të vetëvrasjeve mes vendeve të zhvilluara sipas të dhënave te OBSH me 20 raste për 100 mijë banorë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!