U braktis në jetimore, medalistja e arit me gjymtyrët e prera rrëmben miliona zemra me buzëqeshjen e saj

schedule09:47 - 2 Shtator, 2021

schedule 09:47 - 2 Shtator, 2021

Medalja e artë që Jessica Long çoi në SHBA nga lojërat Olimpike Tokyo 2020 është mes dhjetëra të tjera që ajo ka fituar. Jessica përfaqësoi vendin e saj si një prej notareve më të mira në botë. Po të shohësh buzëqeshjen e saj pothuajse nuk mund ta vini re se ajo është e gjymtuar në dyja këmbët nga gjunjët e poshtë.

Historia e jetës së saj është pothuajse e pabesueshme dhe shumë e gjatë për t’u përmbledhur vetëm në 60 sekonda prezantim para nisjes së konkurrimit. Në video thuhet se nëna e saj adoptuese merr vesh se vajza e saj siberiane të cilën vendosi ta birësojë në moshë të vogël, do të gjymtohet për shkak të një anomalie të rrallë gjenetike dhe jeta e saj nuk do të jetë e lehtë. Pastaj ajo përgjigjet “jeta e saj nuk do të jetë e lehtë por do të jetë e mahnitshme”.

“Vajza e ujit” lindi në Siberi me probleme në gjymtyrët e saj. Nëna e saj biologjike e cila në atë kohë ishte vetëm 16-vjeçe e la në jetimore nga frika se nuk do ishte në gjendje të kujdesej për të.

Jessica u adoptua nga një çift amerikan Beth dhe Steve, të cilët kishin një djalë të vogël, Jozueun dhe nisën një jetë të re në Maryland.

Kur ishte 18 mujashe Jessica iu nënshtrua një tjetër sprove të madhe pasi të dyja këmbët e saj kishin probleme. Në vitet që pasuan ajo kreu gjithsej 25 operacione. Një ditë ajo provoi notin pasi ra në kontakt me pishinën e gjyshërve, ku i pëlqente të qëndronte një sirene.

Aty trishtimi dhe ankthi për të ardhmen nisi të kthehej në superfuqi. Ajo thotë “ Kur unë nisa të notoj isha një fëmijë i zemëruar. Aty shfryja zemërimin dhe dëshpërimin tim por u ndjeva e lirë dhe mjaft e fortë. Fëmijëria ime ishte e vështirë. Ka periudha që nuk i kujtoj fare, sepse vazhdimisht e gjeja veten duke hyrë dhe duke dalë nga operacionet”.

Teksa pasioni i saj rritej, ajo u cilësua si notarja më e mirë e vitit me aftësi të kufizuara në Maryland. Ajo debutoi në Lojërat Olimpike në Athinë 2004, kur ishte vetëm 12 vjeçe dhe doli nga kjo garë me tre medalje të arta.  m.v/abcnews.al