Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U bllokuan nga dëbora në Bjeshkët e Javorrit/ Tropojë, pritet ndërhyrja e Bashkisë

schedule22:28 - 3 Tetor, 2025

schedule 22:28 - 3 Tetor, 2025

Disa persona janë bllokuar në një stan në zonën e thellë malore të Bjeshkës së Javorrit në Tropojë, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, të cilat kanë bërë të pakalueshme rrugët që të çojnë në këtë zonë.

Ngjarja është raportuar sot rreth orës 13:05, kur familjarë të personave të bllokuar kanë lajmëruar Policinë e Tropojës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Bashkisë Tropojë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Sipas burimeve zyrtare, trashësia e dëborës në zonë arrin deri në 70 centimetra, duke e bërë të pamundur hyrjen me automjete. Për këtë arsye, ekipet e ndërhyrjes kanë ecur për disa orë në këmbë për të arritur pranë zonës ku ndodheshin të bllokuarit.



Gjatë operacionit, ata janë takuar me një prej familjarëve të personave në stan,  i cili konfirmoi se të afërmit e tij ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk kishin nevojë urgjente për ndihmë ushqimore apo mjekësore.

Në koordinim me familjarët, është vendosur që një tjetër grup i shërbimeve të Policisë dhe Bashkisë do të niset drejt zonës sërish në mëngjesin e datës 4 tetor, për të vijuar monitorimin e situatës dhe për të ofruar ndihmë nëse do të jetë e nevojshme.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!