Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U bllokuan në minierën e qymyrit, shpëtohen 41 minatorët në Ukrainë

schedule16:29 - 6 Prill, 2026

schedule 16:29 - 6 Prill, 2026

41 minatorë të cilët kishin mbetur të bllokuar nën tokë në minierën e qymyrit Belorechenska, në rajonin e Luhanskut të pushtuar nga Rusia, janë evakuuar dhe ndodhen në gjendje të sigurt.

Lajmi u konfirmua nga kreu i rajonit, Leonid Pasechnik, i cili bëri të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike  e shkaktuar pas një sulmi të raportuar ukrainas  ishte zgjidhur.

Sipas tij, furnizimi me energji elektrike në minierë është rikthyer, duke bërë të mundur edhe nxjerrjen e punëtorëve në sipërfaqe pa pasoja për jetën e tyre.



Ngjarja kishte ngritur shqetësime për sigurinë e minatorëve, por operacioni i shpëtimit përfundoi me sukses, pa raportime për të lënduar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!