U bllokuan në galeri, mes viktimave në Dibër edhe pronari i minierës

schedule11:02 - 29 Tetor, 2020

schedule 11:02 - 29 Tetor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Selishtë të Dibrës ku si pasojë e bllokimit brenda një galerie në Balgjajt kanë humbur jetën tre persona.

Burime për Abc News bëjnë me dije se viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë inxhinieri dhe pronari i galerisë Ismail Hoxha 62 vjeç dhe dy punëtorët Fatos Çeskut 55 vjeç e Rexhep Rrushitit, 33 vjeç banues në Bulqizë.

LEXO EDHE: Tragjedia në Dibër, 3 trupa nxirren të pajetë nga galeria

Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu në një intervistë për Abc News është shprehur se  sipas informacioneve që ai ka, rezulton se miniera ka qenë e mbyllur që nga viti 2017

“Tre puntorët e bllokuar fatkeqësisht janë gjetur të pajetë dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit. Në dijeni time paraprakisht miniera ka qenë e mbyllur që nga viti 2017, por përfaqësuesit e ministrisë kanë ardhur dhe po hetojnë rastin. I ndjeri Ismail Hoxha qenë vetë pronari i minierës e ka pasur me liçencë,dhe dy të tjerët punëtore. Ismaili është nga Dibra dhe dy punonjësit e tjerë janë nga Bulqiza”, është shprehur prefekti.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!