Zgjedhorja “e provon përsëri” të premten/ Gjiknuri dhe Alibeaj thërrasin mbledhje fizike pas sherrit të parë

schedule13:04 - 23 Janar, 2024

schedule 13:04 - 23 Janar, 2024

Komisioni i Reformës Zgjedhore do të provojë sërish të premten të zhvillojë një mbledhje, pas dështimit të javës së shkuar, ku takimi nuk u realizua sepse Foltorja e bllokoi.

Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë vendosur që në datën 26-të të mblidhen fizikisht dhe jo online.

Të premten e shkuar, deptuetë të Berishës, me në krye Gazmend Bardhin e Flamur Nokën zaptuan sallën dhe nuk lejuan që të zhvillohej tryeza e reformës elektorale, duke këmbëngulur se Alibeaj duhet të shkarkohet dhe të zëvendësohet me Bylykbashin.

Por Noka e Bardhi janë përjashtuar 10 ditë nga Kuvendit, dhe të paktën ata vetë nuk mund të jenë pengesë për komisionin të premten.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!