Një turist gjerman i cili ishte bllokuar në malin e Vunoi është shpëtuar pas kërkimeve nga ekipet zjarrfikëse dhe policia.
Kërkimet vijuat gjatë natës dhe fatmirësisht turisti është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Në operacionin e kërkim shpëtimit morën pjesë gjashtë zjarrfikës dhe katër punonjës policie të komisariatit të Himarës.
/abcnews.al/