U bllokua në banesën e përfshirë nga zjarri, shpëtohet 19-vjeçarja në Tiranë

schedule12:14 - 17 Shtator, 2024

schedule 12:14 - 17 Shtator, 2024

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndihmojnë një shtetase që ishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, pasi kishte rënë zjarr.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në rrugën “Sali Nivica” në Tiranë. 19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

“Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se në një banesë në rrugën “Sali Nivica”, kishte rënë zjarr dhe një shtetase rrezikonte jetën, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesë.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri. 19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!