U bënte “golin” shoferëve të aksidentuar, kapet polici në Tiranë

schedule12:10 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 12:10 - 25 Dhjetor, 2021

Përveç dëmeve materiale dhe rrezikut për jetën që kalojnë, shoferëve që aksidentohen në Tiranë iu duhet të përballen edhe me abuzimin e policëve të papërgjegjshëm, të cilët kundrejt rryshfetit ndryshojnë edhe rrethanat e ngjarjes në procesverbalet e konstatimit.

SHÇBA ka arrestuar një nënkomisar policie në Tiranë pasi akuzohet se ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh.

Sipas policisë, efektivi ishte Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë dhe kishte rënë në “rrjetën” e SHÇBA-së prej disa kohësh.

Njoftimi i policisë

SHÇBA Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë:

– N/Komisar F.M., 29 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Nga hetimet e SHÇBA Tiranë ka rezultuar se oficeri i policisë F.M., duke shpërdoruar detyrën, ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!