U bënë prindër për herë të parë, zbulohet se kush është partnerja e Landit të “West Side Family”

schedule15:37 - 26 Maj, 2021

schedule 15:37 - 26 Maj, 2021

Landi Hysi i “West Side Family”, u bë sot baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e dha vetë këngëtari duke postuar foton e parë me të birin e porsalindur.

“Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit”, shkruante Landi.

LEXO EDHE: Landi Hysi bëhet baba për herë të parë

Ndërkohë kolegu dhe miku i tij më i mirë, Miri i “West Side Family” e uroi publikisht duke zbuluar se partnerja e tij quhet Eva Ago.

Gjithashtu kjo e fundit e konfirmoi lajmin duke postuar në “Facebook” dy foto, një ku shfaqet me Landin dhe një foto të vogëlushit, të cilit i kanë vendosur emrin Lukas.

Vihet re nga të dhënat në “Facebook” se Eva është 33-vjeçe dhe punon në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithmonë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa herë të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”, ka shkruar bukuroshja, që i ka vjedhur zemrën Landit./abcnews.al