U bënë prindër për herë të dytë, Kate dhe William i bëjnë dhuratën e parë Meghan e Harry-t

schedule16:25 - 7 Qershor, 2021

schedule 16:25 - 7 Qershor, 2021

Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të dytë të premten në orën 11:40. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin, Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor.

Me këtë rast, çifti kanë kërkuar nga ata që kanë marrë në konsideratë dhurata për vogëlushen, të dhurojnë para për organizatat e bamirësisë.

Lexo edhe: Princ Harry dhe Meghan Markle kanë një kërkesë të veçantë pas lindjes së vajzës

“Për ata që pyesin për dërgimin e dhuratave, ne do të kërkojmë që të mbështesni për të mësuar më shumë rreth këtyre organizatave që punojnë për gra dhe vajza: Girls Inc, Harvest Home, CAMFED dhe Myna Mahila Fondacioni “, thuhet në mesazhin e tyre.

Mirëpo, nuk ka munguar dhurata William dhe Kate për vogëlushen, duke qenë ndër të parët që kanë befasuar familjen tashmë me katër antarë.

‘Us Weekly’ raporton se sapo Kate dhe William u informuan për lindjen e vogëlushes i dërguan Lilibet një dhuratë.

Nga ana tjetër është mësuar se Meghan dhe vajza janë kthyer në shtëpi. Burimet kanë treguar për mediat se vëllai i madh, Archie, e ka pritur shumë mirë motrën dhe se deri më tani nuk ndjen asnjë lloj xhelozie për të./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!