U bënë me vajzë, mbretëresha mund të jetë mërzitur me Harry-n dhe Meghan për këtë arsye

schedule14:55 - 7 Qershor, 2021

schedule 14:55 - 7 Qershor, 2021

Megjithëse shumica e njerëzve e shohin vendimin e Princit Harry dhe Meghan Markle për ta quajtur vajzën e tyre të porsalindur, Lilibet Diana, si një “degë ulliri” për familjen mbretërore, një eksperte e pallatit mbretëror ofron një këndvështrim krejt tjetër.

Sipas asaj që Angela Levine tha në emisionin “Good Morning Britain, mbretëresha është “thellësisht e trishtuar” që Harry dhe Meghan vendosën të përdorin emrin e saj shumë personal Lilibette. Levin beson se Mbretëresha mund ta konsiderojë këtë gjest si një mashtrim të mundshëm nga ana e Sussex.

Meghan Markle and Prince Harry Welcome Baby Girl | PEOPLE.com

Siç shpjegon ajo, kjo nofkë e lezetshme u përdor për Elizabeth nga babai i saj George VI. Me këtë pseudonim, iu referua gjithashtu dhe burri i saj, Philip, i cili ndërroi jetë pak javë më parë. E pyetur nëse mendonte se Mbretëresha do të ishte e lumtur që do t’i vinte emrin përkëdhelës foshnjës, Levin u përgjigj:

Jo pas asaj që ndodhi. Unë mendoj se ajo është thellësisht e trishtuar. Nuk më duket ide e mirë. Mendoj se është një lëvizje mjaft e vrazhdë drejt Mbretëreshës ... Ishte një emër përkëdhelës shumë personal i përdorur nga burri i saj, të cilin ajo së fundmi e humbi.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Everything We Know About Meghan Markle and Prince Harry's Second Child

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!