U bënë hit në TikTok, vajzat e huaja që po mësojnë gjuhën shqipe

schedule09:23 - 23 Qershor, 2021

schedule 09:23 - 23 Qershor, 2021

Miriam Ndreu dhe Sarah Kim janë dy vajzat e huaja që janë bërë të njohura në Shqipëri nëpërmjet TikTok-ut, të cilat kanë tërhequr vëmendjen për faktin se kanë filluar të mësojnë shqip. Në një lidhje me Skype nga Britania, Miriam se ajo që e lidh atë me Shqipërinë është bashkëshorti i saj, që është nga Lezha.

“Jemi të dy veterinerë. Ai ka studiuar në Tiranë ndërsa unë në Spanjë. Erdhi për të bërë disa praktika në Spanjë. U takuam dhe kishim një marrëdhënie në distancë për një kohë të caktuar. U martuam dhe sot kemi dy djem.“, tha Miriam.

Ndërsa Sarah nga Kroacia ka treguar se dashuria për gjuhën shqipe ka nisur nëpërmjet muzikës. Ndërsa tregoi disa nga artistët shqiptarë të preferuar, ajo tha se ka planifikuar që të shpërngulet në Shqipëri gjatë verës.

“Kam mësuar nëpërmjet muzikës, kam kaluar një muaj e gjysmë në Kosovë duke folur me miq. Kam qenë dhe në Shqipëri, kam qenë në bllok, tek liqeni i Tiranës, tek parku, tek pazari i ri. Kam qenë dhe në Durrës po ashtu.“, tha Sarah. xh.d/abcnews.al