Tërboi rrjetin me “Mora fjalë”, mjekja rumune “qan” këngët shqiptare: Vdes për suxhuk e speca me ajkë

schedule08:50 - 27 Nëntor, 2023

schedule 08:50 - 27 Nëntor, 2023

KOSOVË- Mjekja epidemiologe dhe këngëtarja nga Rumania Andreea Vilcan është e “dashuruar” me gjuhën shqipe. Ajo së fundmi ka publikuar “coverin” e një prej këngëve më të njohura, “Mora fjalë”, e cila këndohet nga e madhja Shkurte Fejza.

Gjatë një interviste në “ABC e Mëngjesit”, Vilcan tregoi mënyrën se si e njohu Kosovën përmes një fanse, e cila është bërë sot shoqja e saj e ngushtë.

“Është histori e bukur, takova një vajzë nga këtu, e cila tashmë është motra ime. Kam një lidhje të veçantë dhe nuk di si ta shpjegoj. Ajo më gjeti në Instagram dhe më shkroi një mesazh dhe më tha se i pëlqen zëri im. Që prej asaj dite jemi bërë motra, sepse rashë në dashuri me të, gjithashtu rashë në dashuri me vendin tuaj”, tha ai.

E pyetur se kur ka dëgjuar për Shqipërinë, mjekja nga Rumania u shpreh: “Kur isha fëmijë, për shkak se Shqipëria është një vend në të cilin vijnë shumë rumunë për pushime. Gjithmonë dëshiroja ta shikoja bregdetin e Shqipërisë dhe shpresoj do ta shikoj”, tha ajo.

Ajo shtoi ndër të tjera se përveç këngëve, pjesa që i pëlqen në Shqipëri dhe Kosovë janë ushqimet.

“Zakonisht nuk ha mish, por kur erdha në Kosovë u çmenda fare. Duhet të provoja gjithçka. Më pëlqen suxhuku, tashmë është mishi im i preferuar. Më pëlqen shumë buka me speca dhe me ajkë”, tha ajo./ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!