Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U bë sërish baba, këngëtari i njohur zbulon për herë të parë portretin e vajzës

schedule19:15 - 29 Qershor, 2021

schedule 19:15 - 29 Qershor, 2021

Ne-Yo u bë sërish baba pak ditë më parë. Lajmin e bëri me dije vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkroi: “Zoti tha mos bëj plane zemër! Ajo erdhi 4 javë më herët, por menjëherë në kohë për mamanë! Lindur në 11:11 të mëngjesit (zonjë e vogël me fat). Bota ime është përfundimisht e plotë”.

Së fundmi, ai ka zbuluar dhe portretin e vogëlushes që e pagëzoi me emrin Isabella Rose Smith. Këngëtari 41-vjeçar ndau një video të fëmijës së tij të tretë me gruan, Crystal, duke i dhënë fansave një vështrim mbi anëtarin më të ri të familjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NE-YO (@neyo)

Ne-Yo dhe Crystal janë gjithashtu prindër të dy djemve, 3-vjeçarit Roman Alexander-Raj dhe 5-vjeçarit Shaffer Chimere Jr. Këngëtari ka gjithashtu dy fëmijë të tjerë nga një lidhje e mëparshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!