Javën që shkoi, Fedez zbuloi se po përballej me një sëmundje të rëndë por nuk zbuloi se për çfarë bëhej fjalë. Një ditë më parë, ai iu nënshtrua dhe operacionit në një spital të Milanos. Ndërkohë, ditën e sotme reperi ka zbuluar se vuan nga një lloj i rrallë kanceri.
“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Një nga ata që nëse nuk e zbuloni në kohë nuk është një bashkëjetuese e këndshme për ta pasur brenda trupit tuaj. Arsyeja për të cilën u desh të bëja një operacion që zgjati 6 orë për të hequr një pjesë të pankreasit (përfshirë edhe tumorin).
Dy ditë pas operacionit, jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të duhet pak kohë. Faleminderit mjekëve, kirurgëve dhe infermierëve që kanë qenë pranë meje gjatë këtyre ditëve intensive. Një falënderim i madh edhe për të gjitha mesazhet e mbështetjes dhe pozitivitetit që më dërguat.”, shkruante ai. /abcnews.al