U bë nënë për herë të parë, zbulohet emri që ylli i “Pussycat Dolls” ka zgjedhur për djalin

schedule13:00 - 3 Qershor, 2021

schedule 13:00 - 3 Qershor, 2021

Ylli i “Pussycat Dolls” Jessica Sutta ka sjellë në jetë një djalë. Ajo dhe bashkëshorti Mikey Marquart kanë zbuluar se mirëpritën fëmijën e tyre të parë më 25 maj.

Një burim ka bërë me dije për “Entertainment Tonight” se çifti e pagëzuan djalin me emrin Michael Jesse.

Jessica, e cila u martua me Mikey në 2019-ën, konfirmoi se priste një fëmijë në mars të këtij viti.

“Unë gjithmonë kam dashur të jem një mami. më në fund jam në gjendje ta them. Ka qenë kaq emocionuese dhe është një ëndërr e vërtetë”, deklaronte ajo dikur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!