Pak ditë pas lindjes, Jonida Vokshi tërhoqi vëmendjen me format perfekte trupore. Aktorja ka folur për herë të parë pas lindjes së vajzës, teksa tregoi dhe se si ia doli që të arrinte kaq shpejt linjat e dëshiruara. E ftuar në emisionin “Rudina”, Jonida tregoi se përpara shtatzanisë është marrë shumë me aktivitet fizik, gjë e cila e ka ndihmuar të jetë në superformë.
“Fati im i parë ishte që unë jam marrë goxha me stërvitje para shtatzënisë. Ndërkohë që ditën që mora vesh për shtatzëninë, nuk kam menduar asnjë moment për fizikun tim. Nuk ka qenë kurrë parësore dhe nuk ka qenë kurrë në synimet e mia që të ruaj një peshë pas apo gjatë shtatzënisë.
Sigurisht që nuk ja kam lënë vetes pas dore qejfet e mia për të ngrënë ndonjë akullore, apo pite që bën vjehrra ime. Por pa diskutim që këtë e balancoja duke u ushqyer shëndetshëm për t’i dhënë të gjitha vlerat ushqyese Emit dhe vetes. Kjo gjë mu shpërblye duke mos marrë peshë të tepërt gjatë shtatzënisë.“, tregoi aktorja. xh.d/abcnews.al