U bë nënë pak ditë më parë, Olta Gixhari zbulon dhuratat e Arminës për të birin

schedule16:54 - 26 Gusht, 2020

schedule 16:54 - 26 Gusht, 2020

Pak ditë më parë, aktorja e njohur, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë, ku solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tregoi të gjitha ndjesitë e bukura, duke përshkruar emocionet e para të mëmësisë.

LEXO EDHE: U bë nënë, Olta Gixhari publikon foton e parë të djalit dhe zbulon emrin e veçantë

Mirëpo, urimet për vogëlushin Amar kanë qenë të shumta, ku nuk kanë munguar as dhuratat.

Pak minuta më parë Olta ka publikuar një foto të veshjeve dhuratë nga shoqja e saj, Armina Mevlani, krah së cilave ka shkruar: “Faleminderit @armina_mevlani sa të rritem dhe pak fare, do mi veshi mami”.

Kujtojmë që Gixhari dhe blogerja e njohur kanë së bashku një miqësi shumëvjeçare, madje kanë prezantuar edhe festivalin “Kënga Magjike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!