U bë nënë, Olta Gixhari publikon foton e parë të djalit dhe zbulon emrin e veçantë

schedule23:36 - 22 Gusht, 2020

schedule 23:36 - 22 Gusht, 2020

Aktorja e njohur Olta Gixhari u bë dje nënë për herë të parë. Ndërsa sot, Olta ka publikuar foton e parë të djalit, të cilit i ka treguar vetëm këmbët e vogla.

Aktorja ka përshkruar emocionet e para të mëmësisë. Mes të tjera ajo ka treguar se djalin kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin e veçantë Amar, që në hebraisht do të thotë i përjetshëm dhe në gjuhën arabe, hënë.

Mesazhi nga Olta Gixhari:

U bera nënë. Qenka e vërtetë, është shumë e vështire të gjesh fjalët e duhura të përcjellësh këtë përjetim të thelle Vetëm me një fjalë,

E DUA ÇMENDURISHT

Djali ynë erdhi në jete më 21/8/2020 kjo ishte një surprizë kaq e bukur për në, pasi kjo datë përmban dateën e lindjes së babit të tij 21 dhe datën e lindjes sime 8. Lindja e tij erdhi në mënyrë natyrale.

Biri ynë quhet AMAR

Emri vjen nga Hebraikja qe do te thotë i Përjetshëm dhe nga arabishtja qe do të thotë Hëne.

Uroj të ketë një det me lumturi përjetë.

I them babit të Amar që e dua shumë, faleminderit që më bën të ndihem e jashtëzakonshme!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!