U bë nënë një muaj më parë, Olta Boka ndan momentin e veçantë me të bijën

schedule11:31 - 11 Gusht, 2020

schedule 11:31 - 11 Gusht, 2020

Olta Boka u bë nënë për herë të parë në muajin Korrik. Këngëtarja solli në jetë një vajzë që e pagëzoi me emrin e veçantë Gaia. Përmes një postimi në Instagram, ajo shkroi disa fjalë të ëmbla për vogëlushen e saj.

Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madhe që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajsë dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me ëngjëjt e tij! Faleminderit Zotit që shkoi çdo gjë mirë!”, shkroi Olta.

 

View this post on Instagram

 

Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj 👼🏼, perendesha e jeteve tona👑 Te mora ne krahe dhe tek ti gjeta boten, emocionin me te madh qe s’ka skene qe te mund t’i perafrohet! Me ty u zbrit nje copez parajse dhe une premtoj qe do te kujdesem per ty sic ben Zoti me engjejt e Tij! Faleminderit Zotit qe shkoi cdo gje mire, kjo fale edhe profesionalizmit te stafit mjekesor te @spitalihygeiatirane @mario_karaj_ 🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻 Falenderime te perzemerta per Dr. Leonard Solis, Dr. Helidon Klosi, Dr. Erand Gishti, mamine Shpresa Toska dhe te gjithe stafit asistues🙏🏻 Falenderim i vecante shkon per @klinika_gjinekologjike vendi ku jam ndjere e perkedhelur gjate muajve te shtatezanise nen perkujdesjen e vecante te Dr. BLenard NONAJ dhe Dr. Albert Cakoni. Gaia eshte vajze me fat sepse eshte rrethuar nga profesioniste! Fale jush cdo gje ishte me e thjeshte 🙏🏻

A post shared by 𝐎𝐋𝐓𝐀 𝐁𝐎𝐊𝐀 (@oltabokaofficial) on

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një foto, teksa ka dalë shëtitje me të bijën. Ajo është kujdesur të ruajë imazhin e vogëlushes, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një zemër. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

🤍

A post shared by 𝐎𝐋𝐓𝐀 𝐁𝐎𝐊𝐀 (@oltabokaofficial) on