U bë nënë në muajin mars, aktorja e njohur e pagëzon vajzën me një emër të veçantë

schedule16:19 - 24 Maj, 2021

schedule 16:19 - 24 Maj, 2021

Aktorja e njohur, Emma Stone dhe bashkëshorti i saj, Dave Mçary u bënë prindër në muajin mars.

Mirëpo, vetëm së fundmi është zbuluar emri që ajo ka zgjedhur ta pagëzojë vajzën. Emrin që kanë përzgjedhur çifti për vajzën është Louise Mçary.

Arsyeja është krejtësisht e veçantë, pasi Jean Louise quhej edhe gjyshja e Emmës.

Kujtojmë që çifti konfirmoi fejesën e tyre në dhjetor të 2019-ës dhe supozohej të martoheshin në mars të vitit 2020, por martesa u shty për shkak të pandemisë.

Burime kanë bërë me dije se dyshja janë martuar në fshehtësi dhe larg vëmendjes së mediave. Dyshimet se aktorja i ka dhënë fund beqarisë lindën që në maj të këtij viti, pasi Stone kishte ndërruar unazën e saj të fejesës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!