U bë nënë 22-vjeçe, moderatorja shqiptare tregon frikën më të madhe të përjetuar

schedule10:16 - 7 Korrik, 2020

schedule 10:16 - 7 Korrik, 2020

Moderatorja Bora Zemani është nënë e një djali, të cilin e solli në jetë kur ishte vetëm 22-vjeçe.

E ftuar mbrëmjen e djeshme “Në Kurthin e Piter Pan”, ajo foli për ndjesinë e mëmësisë dhe zbuloi shumë të fshehta, që askush nuk i dinte.

Ndër të tjera, Bora rrëfeu edhe frikën më të madhe që kishte ndjerë gjatë shtatzënisë.

Moderatorja u shpreh se duke qenë në moshë fare të re, i druhej faktit që nuk do t’i rikthehej më rutinës së përditshme. Megjithatë, sipas Borës, çdo frikë u shua në momentin që ajo mbajti për herë të parë në krahë të birin.

“Një frikë kam patur, sepse unë jam bërë mami shumë e re. 22-vjeçe isha shtatzënë dhe e vetmja frikë që mund të them se kisha ishte fakti që ndoshta nuk do t’i kthehesha më si më parë rutinës time, sepse vëmendja ime do të ishte absolutisht tek djali.

Gjëja më e mrekullueshme që kam parë në jetën time, ishte dashuri në shikim të parë. Unë nuk e di në ka fjalë për ta përshkruar atë moment. Ai ishte totalisht pa fjalë. Thoja si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë”, tregoi Zemani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!