U bë meme në rrjet, Kylie reagon pas komenteve për “dushin e çuditshëm”

schedule09:00 - 22 Janar, 2021

schedule 09:00 - 22 Janar, 2021

Kylie Jenner ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të kësaj jave. Arsyeja? Ylli televiziv postoi një video të dushit të saj dhe përdoruesit e rrjeteve sociale shpërthyen në komente dhe meme, për shkak se nuk kishte shumë presion. Si duket njerëzit nuk mund ta konceptojnë që një miliardere si Kylie të ketë një dush të tillë.

Por pas qindra memeve në Twitter dhe Instagram, ajo vendosi të thotë diçka. “Vazhdoj të shoh dushin tim kudo në internet. Postova një video nga dushet në zyrat e mia, që i kam shumë qejf dhe mendoj se janë të mrekullueshme. S’kam asnjë problem me to, por të gjithë paskan parë presionin e dushit.”, tha ajo.

Jenner sqaroi se dushi në videon e parë ndodhet në kompaninë e saj të kozmetikës Kylie ndërsa shtoi se nuk ka asnjë problem me të, pavarësisht faktit se njerëzit e konsideruan atë “shqetësuese”. Më pas, miliarderja nisi një turne ” në shtëpinë e saj në Los Angeles me me vlerë 36.5 milion dollarë.

“Fakti që të gjithëve iu duket kaq shqetësues presioni i ujit më bën me të vërtetë të qesh. Ky është dushi im i përditshëm dhe ky është presioni i ujit. Faleminderit të gjithëve për shqetësimin tuaj!”, shtoi më tej ajo. /abcnews.al