U bë gjyshe në moshën 30- vjeçare. A e dalloni dot se cila është?

schedule18:07 - 21 Mars, 2022

schedule 18:07 - 21 Mars, 2022

Një nënë, e cila u bë gjyshja më e re në Britani ka treguar se nuk ndihet dhe aq mirë tani që është bërë një gjyshe. Kelly Healey ishte vetëm 30 vjeç kur vajza e saj Skye Salter lindi Bailey, tashmë tre vjeç, në gusht 2018.

Kur vajza lindi, ajo i ofroi mbështetje ndërsa tregon duke qeshur se nuk ishte gati për t’u ndjerë gjyshe. Duke folur për The Sun, ajo tha: “Kurrë nuk e prisja të mësoja se do të bëhesha një gjyshe ndërsa isha ende në të 20-at e mia.

Kelly Healey (djathtas) ishte vetëm 30 vjeç kur vajza e saj adoleshente Skye Salter (majtas) lindi Bailey, tani tre vjeç, në gusht 2018.

“Gjithçka që mund të bëja ishte të ofroj dashuri dhe mbështetje. Si nënë, ti merresh vetëm me këto gjëra. Bëj sikur jam në fillim të të 20-ave, kështu që nuk ndihem mirë të jesh gjyshe. Miqtë e mi mendojnë se është qesharake që kam një nip. Ai gjithmonë ngatërrohet me djalin tim”, tha 30-vjeçarja.

Kelly Healey (djathtas) u bë zonja më e re e Britanisë në vetëm 30 vjeç pasi vajza e saj Skye Salter (majtas) lindi djalin Bailey në gusht 2018.

/abcnews.al