Ditën e sotme, Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur Gazeta Express, sipas së cilës, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se Sara ka sjellë në jetë të bijën ditën e sotme.
Pak orë më vonë, ka reaguar dhe këngëtari shqiptar duke postuar një foto në rrjetet sociale.
Në foto shfaqen duart e tij dhe Sarës të bashkuara dhe shkruan datën e sotme 14.12.2020.
View this post on Instagram
Ndërkohë çifti nuk e kanë zbuluar ende emrin e vogëlushes, pasi siç ka treguar Sara më herët, po presin ta shohin dhe pastaj të vendosin. l.k/abcnews.al