U autorizua nga Basha para dorëheqjes/ Shkresa me firmën e Alibeajt në KQZ për zgjedhjet e 14 majit

schedule13:04 - 6 Mars, 2023

schedule 13:04 - 6 Mars, 2023

Përmes përfaqësuesit ligjor në PD, Idrint Sefa, Enkelejd Alibeaj, dorëzoi sot kërkesën për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Por, shkresa që dorëzoi sot PD zyrtare në KQZ, rikthen në skenë sërish Lulzim Bashën, i cili duket se para dorëheqjes nga drejtimi i partisë, është kujdesur të delegojë firmën dhe vulën e saj.
Kështu, tri ditë para dorëheqjes, konkretisht më 18 mars 2022, ashtu sikundër lexohet edhe në shkresat e dorëzuara sot në KQZ, ish kreu i PD, ka autorizon të ushtrojë kompetencat e kryetarit Enkelejd Alibeajn, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Sekretarin për çështjet ligjore Indrit Sefa.

“Unë Lulzim Basha, me funksion Kryetar i PD, lidhur me zgjedhjet vendore të 2023, në përmbushje të kompetencave të kryetarit të partisë, autorizoj ushtrimin e tyre nga nënkryetari i partisë Enkelejd Alibeaj dhe/ose Sekretari i Përgjithshëm i partisë Gazmend Bardhi, dhe/ose Sekretari për çështjet ligjore/zgjedhore Indrit Sefa.” thuhet në shkresën që mban firmën e Lulzim Bashës e që daton trei ditës para dorëheqjes së tij nga PD.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!