Trupat e pajetë të katër anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën më 4 shkurt në Itali si pasojë e asfiksimit nga monoksidi i karbonit, kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të enjteje në portin e Durrësit.
Katër anëtarët e familjes Kola nga fshati Gryksh i Madh, Peqin, u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre më 4 shkurt në Porcari, në provincën e Lucca-s, Itali.
Babai, Arti Kola, 48 vjeç, nëna, Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe, do të prehen në fshatin Gryksh i Madh, në Peqin.
Katër arkëmortët mbërritën me tragetin e linjës Bari–Durrës.