U arrestuan për trazirat në veri, dy serbëve u ndalohet hyrja për 3 vjet në Kosovë

schedule13:35 - 3 Gusht, 2023

schedule 13:35 - 3 Gusht, 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka ndaluar hyrjen për tre vjet në Kosovë dy serbëve të cilët u arrestuan për organizimin e trazirave në veri që ndodhën në fund të majit.

Sinisha Jevtiç dhe Ivan Sekuliç , përveç dëbimit nga Kosova, u dënuan me nga gjashtë muaj burg secili, masë e cila iu zëvendësua me para. Ata u dënuan për veprat penale “pjesëmarrje në turmë” dhe “huliganizëm”.

Jevtiç e Sekuliç e pranuan fajësinë, ndërsa Gjykata vendosi që dënimin me burg ta zëvendësojë me gjobë prej 7 mijë eurosh për secilin.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!