U arrestua se ndihmoi Habib Rexhën të arratisej pas vrasjes në Kavajë, Ervis Kurti mohon të ketë pasur dijeni për ngjarjen

schedule10:49 - 24 Maj, 2023

schedule 10:49 - 24 Maj, 2023

Ervis Kurti, i cili u arrestua nën akuzën se ka ndihmuar mikun e tij Habib Rexha të largohet pas vrasjes së Arjan Gosës ka mohuar të ketë pasur dijeni për ngjarjen. Kurti është arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi u shoqërua dje në polici pas dëshmisë që dha Habib Rexha.

LEXO EDHE: FOTO/ Ky është bashkëpunëtori i Habib Rexhës në vrasjen e Arjan Gosës në Kavajë

Edhe Rexha ka thënë se miku i tij nuk ka pasur dijeni për ngjarjen, por ky pretendim është hedhur poshtë nga ana e policisë së Kavajës, e cila e ka arrestuar për përkrahje të krimit. Policia dyshon se Ervis Kurti e ka ndihmuar 31 vjeçarin për t’u larguar drejt Kukësit pas vrasjes.

Në dëshminë e siguruar nga ABC News, Rexha ka thënë: “Isha pranë një kinkaleria bashkë me një shokun tim. Pashë që Arjani ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbe. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene në dijeni.

E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjak nxehtësia.Pasi bëra vrasjen u largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim te Kukësit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!