U arrestua për zhdukjen e gruas dhe 3 fëmijëve, publikohet fotoja e Ergys Arrazit

schedule11:28 - 5 Maj, 2024

schedule 11:28 - 5 Maj, 2024

ABC News ka arritur të sigurojë foton e 31-vjeçarit, Ergys Arrazit, i cili u arrestua këtë të diel.

Arrazi akuzohet për dhunë ndaj gruas dhe tre fëmijëve si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës 9 vjeçare si pasojë e dhunës. Vajza 9 vjeçare u gjet e pajetë nga një peshkatar i zonës dhe dyshohet se është vetëmbytur. Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë. Hetimet nisën pasi ka qenë 31 vjeçari që ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. 31 vjeçari u arrestua të shtunën nën akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!